Padia penale kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës. Këtë e kanë konfirmuar nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Prokuroria e ka shpërndarë me tej padinë tek prokurori kompetent për procedurë të mëtejme.

Nga atje thonë se prokuroria do të ndërmarr të gjitha masat në drejtim të kontrollimit të të thënave në padi.

Ndryshe, kryetari i Kumanovës u padit nga SPB Kumanovë për shkak të mosveprimit sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.