Ambasadorja e Kanadës në Maqedoni, Ketlin Caba, në takimin e sotëm më kryeministrin Zoran Zaev ka shprehur mbështetjen e Kandasë për integrimin e Maqedonisë në NATO. Caba ka përshëndetur hapat e ndërrmara nga Qeveria e re për zgjidhjen e krizës politike, përmes ndërtimin të marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nxitjen e reformave.

Zaev gjatë takimit ka theksuar se integrimi i Maqedonisë në NATO është kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe rajon.

“Ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, integrimin në NATO dhe BE, nëpërmjet procesit reformues, zhvillimit të klimës së favorshme për investime, ndërtimit të besimit në nivel politik dhe ndëretnik, si dhe në nivel ndërkombëtar me fqinjët dhe me miqtë e Maqedonisë nga bashkësia ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ambasadorja kanadeze ka transmetuar interesin e kompanive kandeze për të investuar në Maqedoni.