Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 57-vjeçari me iniciale I.I. nga Reçia e Madhe e Tetovës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer transport publik pa poseduar licencë përkatëse, përcjell TV21.

“SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër I.I.(57) nga Reçica e Madhe e Tetovës, pasi ekzistojnë dyshimet se ka kryer veprën penale ‘kryerjen e transportit publik pa posedim të licencës përkatëse”. Më datë 22.02.2023, në pikëpagesën rrugore Tetovë – Gostivar, policët kanë kryer kontroll në automjetin “ford tranzit”, me shofer të denoncuarin, ku është konstatuar se është duke kryer transport të udhëtarëve pa poseduar licencën përkatëse”, qëndron në njoftimin e MPB-së.