Shkruan: Latif Arifi

Dy anije të vogla, gati sa nuk janë duke u mbytur, pas çarjes së madhe që u ndodhi, nga ndarja e dhimbshme e anijes së përbashkët, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të lundrojnë si të hutuara dhe me busullë të humbur, duke kërkuar shpëtim diku në thellësi të detit të trazuar.

Kjo ngjarje e trishtuar, pasojat e së cilës i vazhdojnë ti përjetojnë shumë rëndë, vetë pasagjerët e hipur në këto barka, assesi të gjejnë qetësi dhe shpëtim, pasi ka kohë, që të dy kapitenët e pa përvojë në ballafaqim me stuhitë, janë në kërkim të jelek shpëtimit që do ti shpiente në breg.
Ankthi dhe trishtimi që i ka kapluar këta kapiten bashkë me pasagjerët e tyre, të hipur në këto anije, si duket ka shkaktuar pasoja dhe trauma të thella në shpirtin e bashkëudhëtarëve të asaj anije të dikurshme, të përbashkët, anije që për një kohë u shit si shpresë dhe shpëtim për shumëkënd . Fatkeqësisht ajo anije e dikurshme jo që s’ishte e tillë, por ishte një zhgënjim, jo vetëm për pasagjerët e asaj anije, por edhe për të tjerët që deshën të hipin në të dhe të kalojnë nga njëri breg në bregun tjetër, për të gjetur rehati, nga një perandor që ua kishte cënuar jo vetëm lirinë, por edhe dinjitetin duke i sunduar për dekada me rradhë në ishullin e humbur.
Edhe pse të lodhur e të rraskapitur dhe në luftë të pamëshirshme me dallgët detit në vend që të kërkojnë shpëtimin e përbashkët, këta kapiten të vetmuar akoma vazhdojnë të luftojnë mes veti duke u munduar ta vrasin njëri-tjetrin, pa mos e menduar se vrasin veten e tyre.
Andaj në këtë errësirë të ballafaquar me pamje të dobët, shi dhe erëra të forta dhe në prag të përmbytjes së dytë, nuk janë duke e kuptuar se shumë afër e kanë vdekjen e tyre, sepse kështu të vetëm nuk e përballojnë dot këtë stuhi. Prandaj duhet ti ndërpresin inatet dhe egon e tyre dhe të pranojnë jelekun e shpëtimit, që ua ka ofruar kapiteni një anijes tjetër mike, që don ti shpëtoj nga kjo katastrofë. Jelek ky i një kapiteni të sprovuar në stuhi, një kapiteni që pas një stuhie të madhe dhe të tmerrshme, kur të gjithë menduan se ishte I vdekur , ai u rishfaq si feniksi edhe më i fortë dhe më i vendosur  me dijen dhe guximin e duhur, i kalitur për tu ballafaquar me stuhitë dhe sfidat dhe i vendosur për të shkuar deri në fund, për ti shpëtuar edhe këta të humbur e të mbushur me plotë inate, bashkë me popullin e tij të ngulfatur për vite.