Sipas informatave preliminare të publikuara në faqen e KSHZ-së, janë numëruar të gjitha votat në 29 komuna nga gjithsej 35 ku sot u votua në rrethin e dytë nga zgjedhjet lokale 2017, përcjell Fol.

LSDM udhëheq në 19 komuna në Maqedoni, BDI në 7, OBRM-PDUKM në 3 komuna, Aleanca për Shqiptarë në 3 komuna, Lëvizja Besa 1. Në vijim KSHZ është duke i përpunuar të dhënat dhe FOL pas pak do të njoftojë për rezultatet përfundimtare. /Fol/