Profesoresha universitare Tatjana Karakamisheva ka dërguar kritika të ashpra drejt kryeministrit Zoran Zaev. Sipas saj kryeministri nuk ka bërë asgjë të mençur që nga dita që është në detyrë.

“A u ka treguar dikush shqiptarëve se kot po i besojnë Zaevit? Për ta realizuar shitblerjen e plotë të shtetit, ai së pari duhet të shkatërrojë maqedonasit! Zaev së pari bëri gjithçka me ne, pastaj vazhdoi me gënjeshtra! Asgjë të mençur nuk bëri për askënd përveç se e fundosi shtetin dhe qytetarët” – ka shkruar Karakamisheva në llogarinë e saj në Twitter.