“Në programin e qeverisë i cila do të votohet sot, nuk shoh ide që do të kontribuonin në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.

“Kur të formohet qeveria dhe të kemi ministër të ri të drejtësisë, do të flasim. Por ndjekjen që u bëhet gjykatësve se ata janë pothuajse mafiozë, të politizuar dhe nuk dinë të punojnë, është kërcënim”, ka thënë ai.

“Është propozuar një sistemi bazuar në meritë të cilin tashmë e kemi në ligjin e tanishëm.

Zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve që e bëjmë është në bazë të notave, për këtë gjykatësit kanë të drejtëankese dhe kur do të përpilohet lista përfundimtare atëherë zgjidhet”,është kategorik Karaxhovski, duke shtuar se “politika nuk ka ndikim në zgjedhjen e gjykatësve”, mendon kreu i Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të kërkojnë logari nga Këshilli Penal i Gjykatës Supreme për vendimin për heqjen e paraburgimit për Sead Koçan, Karaxhovski u përgjigj se “ata nuk mund që të dyshojnë në vendimet e gjykatave më të ulta e jo më të Gjykatës Supreme”, përfundon Karaxhosvki.