Kreu i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski, thotë se në bazë të anketave epidemiologjike, vala e dytë e të infektuarve me coronavirus është rezultat i mosrespektimit të masave parandaluese gjatë muajit të Ramazanit dhe gjatë Bajramit.

“Ngjarjet pas 26 majit, sipas anketave epidemiologjike, kanë të bëjnë me mosrespektim të plotë të disa masave preventive që na ra si bumerang për shkak të mosrespektimit të masave gjatë Bajramit dhe gjatë iftareve që bëheshin gjatë asaj periudhe”, tha Karaxhovski.

Ai theksoi se para 26 majit, kur numrat ishin 52, 62, 89 dhe 100 të sëmurë nuk ka pasur respektim të masave dhe se pas 26 majit kemi valë të dytë.

Ndryshe, edhe ministri Filiçe tha se rritja e rasteve me coronavirus është rezultat takimeve familjare që kanë ndodhur gjatë dy javëve.