Kryetari i Lëvizjes BESA dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, ka vazhduar takimet me qytetarët e Tetovës.

Ata sonte kanë takuar banorët e Xhepçishtit, ndërsa Kasami në faqen zyrtare në facebook ka shkruajtur: “Sonte, bashkëbiseduam me banorët e Xhepçishtit, ku cekëm se së bashku ne si Aleancë me BESË, do të fillojmë me punë e përkushtim, për të mirën e përgjithshme të Tetovës, menjëherë pas fitores së madhe më 29 Tetor.

Me dije dhe guxim për një jetë të re”.