8 C
Tetovo
E enjte, 21 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKasami në Xhepçisht jep lajmin e madh: Së shpejti kanalizimi dhe asfaltimi...

Kasami në Xhepçisht jep lajmin e madh: Së shpejti kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas faljes së xhumasë ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me banorët e fshatit Xhepçisht.

Gjatë këtij takimi, ai ka informuar qytetarët për projektet që pritet të nisin shumë shpejt në këtë fshat, mes tyre ndërtimi i rrjetit të kanalizimit, rrjetit të ujësjellësit dhe asfaltimi i rrugës kryesore.

“Zëri i banorëve është forca më e madhe për të ecur përpara, ndërsa me punë dhe përkushtim Xhepçishti do të marrë zhvillimin që meriton”, shkruan Kasami.

Ai gjithashtu falënderoi për prezencën masive të qytetarëve në këtë bashkëbisedim.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments