Ndonëse është në ditët e fundit të mandatit të saj në krye të komunës së Tetovës, kryetarja në ikje Teuta Arifi vazhdon të bëjë atë që di më së miri: të shpenzojë buxhetin e komunës për njerëz që i kryejnë shërbime personale asaj, duke shfrytëzuar linjën buxhetore të kontratave mbi vepër, tha sot kundër-kandidati i saj Bilall Kasami. “Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare të qeverisjes së saj të dështuar, u evidentuan harxhime marramendëse për shpenzimet e saj dhe stafit si dhe për punësime të personave me kontratë mbi vepër, kryesisht militantë partiak dhe grupe interesi që këto shërbime ia “shpaguajnë” kryetares në ikje duke shpifur ultë për cdokënd që i zbulon dhe i shpërfaq këto fakte korruptive” tha mes tjerash ai. “Sipas informatave tashmë të publikuara nga organizata që monitorojnë komunën, 113.6 milionë denarë janë shpenzuar për kontrata mbi vepë (1 milion e 830 mijë euro), ndërsa e pushtuar nga paniku i humbjes tashmë vijnë informata se ajo nënshkruan dhjetëra kontrata të tilla të shërbimeve mbi vepër për periudhën pesë mujore, e të cilat në fakt janë shërbime që i ofrohen vetëm asaj, e jo qytetarëve të komunës. Teuta Arifi bën shkelje të dyfishtë, jo vetëm duke keqpërdorur buxhetin komunal, por edhe duke shkelur kodin zgjedhor duke keqpërdorur mjetet e komunës, si dhe duke shfaqur tendencën që të korruptojë njerëz dhe të blejë votën” u shpreh Kasami. Me këtë rast pyesim publikisht, sa u kushtoi tetovarëve nga taksat e tyre një votë për këtë kryetare të dështuar? Sidomos kur këto punësime fiktive bëhen në kundërshtim të plotë me sistematizimin e vendeve të punës dhe në kundërshtim me çdo procedurë administrative.
Shfryezojmë rastin që t’iu bëjmë thirrje organeve të rendit që të hetojnë sa më parë këto keqpërdorime të cilat vazhdojnë gjatë katër viteve në Komunën e Tetovës, ndersa kanë arritur kulmin tani në këtë periudhë të zgjedhjeve ku buxheti i komunës është duke u keqpërdorur pamëshirshëm nga kryetarja në ikje, Teuta Arifi. Po ashtu, zotohem se të gjitha këto të dhëna do të bëhen publike në ditën e parë të punës time si kryetar dhe të gjithë keqpërdoruesit do të vihen para drejtësisë.