Në vazhdën e aktiviteteve dhe thirrjeve të politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të sensibilizuar diasporën shqiptare për rëgjistrim, fushatës i është bashkuar edhe kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Ai në profilin zyrtar të tij në Facebook ka publikuar një video sensibilizuese për mërgimtarët të cilëve ju bën apel që sa më masivisht ti përgjigjen regjistrimit.

Kasami I drejtohet mërgimtarëve me fjalët se ata janë faktori kryesor për zhvillimin ekonomik, ndërsa fushatën e ka titulluar, “Regjistrohu sot si numër, që nesër të jesh vlerë! REGJISTROHU – NE JEMI KËTU!”, ka shkruar Kasami.