Kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin Click Plus në Tv21 ka folur për dështimet e Teuta Arifit.Kasami tha se është turpëruese të diskutohet ende mungesa e ujit, qent endacak, e mbeturina.

“Teuta Arifi nuk realizoi asgjë, por ama premtoj një Tetovë Evorpiane. Tetova ka më shumë gropa se nga kur e morri Teuta. Kemi më shumë mbeturina. Kemi më shumë qen endacak. Sot dy mandate me Arifin kemi jetë të pasigurtë, më shumë kazino se sa shkolla dhe shumë probleme tjera”, deklaroi Kasami.

Ai tha se Arifi u ik përballjes me qytetarët dhe nuk jep llogari.

“Teuta arifi nuk ballafaqohet me Bilall Kasamin, por me qytetarët sepse me 17 tetor ajo do ta kërkojë votën e qytetarëve”, tha Kasami.