Antonio Kasano ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij duke thënë se Juventusi dhe Milani do të mbetën jashtë top katërshes, derisa Interi vazhdon të jetë skuadra më e fortë në Itali.

“Është një sezon që nuk mund të bësh parashikime, por unë e kam idenë time. Interi është skuadra më e fortë në garën për titullin kampion dhe sigurisht që ka diferenca me Romën dhe ekipet e tjera në Itali. Por këta të fundit i shoh pretendentë. Pas këtyre dy ekipeve shoh Atalantën dhe Napolin. Milani dhe Juventusi do të përfundojnë jashtë katërshes së parë”, deklaroi ?asano.
Kujtojmë se Interi barazoi 2-2 në udhëtim te Xhenoa, derisa me të njëjtin rezultat Milani ndau pikët me Torinon në San Siro. Roma nuk ka arritur më shumë se një pikë 0-0 në udhëtim te Kaljari, derisa Napoli pësoi humbje të rëndë 3-0 nga Hellas Verona. Vetëm Atalanta dhe Juventusi ishin bindës në xhiron e parë, me bergamaskët që triumfuan 0-4 në udhëtim te Leçe dhe Juve që mposhti 3-0 Komon.