Portali, Jerusalem Post shqyrtoi një raport të ri nga Cornerstone Global Associates, ku thuhet se “ndalimi i tifozëve të bazuar në një kombësi është një shkelje e qartë e Kodit të Etikës së FIFA”, përcjellë GazetaBlic, përcjellë gazeta KOHA.

Ndërkohë, Katari njoftoi se qytetarët izraelitë nuk janë në gjendje të bëjnë kërkesë për viza për të vizituar Katarin gjatë asaj kohe.

“Uebfaqja zyrtare e Katarit nuk e rendit Izraelin si një vend ku mund të aplikohen për vizat, e lëre më hyrjen pa viza”.

As Ministria e Jashtme e Katarit dhe as ambasada e saj në Uashington, D.C nuk kthyen përgjigje elektronike dhe thirrje telefonike për The Jerusalem Post për koment rreth ngjarjes.

Jerusalem Post gjithashtu kontaktoi FIFA-n dhe sponsorët e Kupës së Botës lidhur me konfliktet e mundshme midis politikave etike dhe paragjykimet Katarit kundër izraelitëve, njerëzve LGBT dhe egjiptianëve.

“Pozicioni i FIFA-s për gjithëpërfshirjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut është i qartë, i përcaktuar qartë në Statutet e FIFA-s. Diskriminimi i çdo lloji kundër një vendi, personit privat ose grupit të njerëzve për shkak të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës etnike, kombëtare ose sociale, gjinisë, orientimi seksual, paaftësisë, gjuhës, fejës, mendimit, pasurisë, ose ndonjë status tjetër është rreptësisht i ndaluar,”tha një zëdhënës i FIFA për JPost.

“Në lidhje me Kupën e Botës 2022, Komiteti Suprem i Katarit për Dorëzim dhe Trashëgimi (SC) është plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre për t’iu përmbajtur të drejtave të njeriut të FIFA-s dhe mosdiskriminimit, barazisë dhe neutralitetit”.

“Në përputhje me këtë angazhim themelor, njerëz nga të gjitha vendet dhe besimet do të jenë të mirëpritur në Kupën Botërore FIFA 2022, përfshirë anëtarët e komunitetit LGBTI+,” shtoi zëdhënësi i FIFA-s.