Ish-kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva nga paraburgimi shtëpiak u dërgua në burgun e Idrizovës ku duhet ta vuajë dënimin për rastin “Haraçi”.

Avokatja e saj, Irena Frçkovska këtë e vërtetoi për “A1on” dhe shtoi se dërgimi në burg është pa akt udhëzues nga gjykatësi për zbatimin e sanksioneve e që duhet ta jep gjykata në Gjevgjeli.