Para fundit të muajit parlamenti grek do të ratifikojë fazën e dytë të marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Maqedonisë me BE-në e më pas Greqia do të përkrahë kandidaturën për anëtarësim në iniciativën adriatike, shkruan kështu gazeta greke Katimerini lidhur me realizimin e hapave për të cilat janë dakorduar Zaev dhe Cipras në Davos.

Gazeta shkruan se ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit tashmë janë publikuar në gazetën zyrtare dhe këto ndryshime do të sjellin ministrin e jashtëm Kocijas nga Athina në Shkup me aerolinjën e parë pas 12 viteve.

Në analizën e sotme me titull ‘kontakte të shpeshta pa marrëveshje për problematika të rënda’ gazeta analizon edhe ndodhitë e fundit në raportin maqedonaso-grek.

“Bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për dallim nga emri hyjnë në ujëra të panjohur sepse bisedimet mes dy ministrave të jashtëm kanë përparuar shumë duke gjetur përgjigje për disa problematika për të cilat bisedohet ndërkohë që pikat e bisedimeve thuhet se janë emri, identiteti dhe kushtetuta”, shkruan mes tjerave gazeta greke.

“Flitet se gjuha dhe identiteti janë pikat më të rënda për vendin fqinjë. Zaev dhe Dimitrov gjithmonë flasin për nevojën e respektimit të identitetit të qytetarëve të tyre duke aluduar thjeshtë në këto dy problematika. Problematika maqedonas asnjëherë nuk ka qenë problem në aspektet e lehta por si dalin në detaje. Në gjenerale burime të ndryshme vlerësojnë se zgjidhja për emrin Maqedonia e epërme është ajo që mbrohet mes katër emrave të rinjë të cilat janë vënë në tavolinë nga Nimic”, shkruan kështu gazeta duke potencuar se Athina preferon që emri të vendoset në maqedonisht pa përkthim në gjuhët tjera.

‘Elefatni në dhomë’ në bisedimet dhe revizioni i kushtetutës, shkruan kështu gazeta duke shfrytëzuar kështu frazën angleze që në mënyrë simbolike të përshkruajë pikën kushtetutë për të cilën Athina kohës së fundit i jep shumë rëndësi edhe pse të dyja palët e dinë mirë se në praktikë është e pamundur që të ndodhin këto gjëra në bazë të politikave ditore në korelacion me vendet fqinje”.