Presidenti i parë i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, ka nderuar disa personazhe, mes tyre edhe deputetin dhe liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur të hënën me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kazakistanit, shkruan Kazinform.

Pacollit iu nda çmimi si themelues i Mabetex Group, kompani që ka kryer punime të shumta në këtë vend ish-sovjetik.

Nazarbayev ishte president i Kazakistanit për gati 30 vjet, 1990 – 2019.

“Gjatë gjithë këtyre viteve Kazakistani vendosi qëllime ambicioze dhe i arriti ato”, tha Nazarbayev. “Ne e kemi vazhduar historinë e madhe të vendit tonë duke e bërë realitet ëndrrën shekullore të paraardhësve tanë. Ne kemi forcuar shtetësinë dhe kemi arritur njohjen në arenën ndërkombëtare”.

Pacolli ishte i vetmi i huaj i nderuar në këtë ceremoni.

Kazakistani ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.