Shkruan Medai Shaholli

Kazani mediatik i “dërzhavës” NMK ka shpërndarë lajme senzacionale këto ditë mbi debatin e hapur në komisionet parlamentare për krijimin e Inspektoriatit për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët ( në fakt ky inspektoriat është institut për mbrojtjen e gjuhëve të pakicave etnike në mbarë vendin).

Me krijimin e këtij Inspektoriati për Zbatimin dhe respektimin e Ligjit për Gjuhët (e pakicave) integristët e Ali Qametit shpresojnë se ky Institut, do kërkojë të zbatohet përdorimi i gjuhëve (të pakicave) dhe të ndëshkojë të gjithë ato institucioneve që nuk do ta zbatojnë ligjin në fjalë në praktikë.

Kazani mediatik ka lansuar broçkullat e radhës për publikun shqiptar se sipas këtij Inspektoriati shqipja do të ngjitet një shkallë më lartë në përdorim zyrtar dhe si e barabartë me sllavishten.

Por, ka akoma intitucione publike dhe private që nuk duan ta respektojnë ligjin për gjuhët.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev, në prononcimet e shpeshta për kazanin e vet mediatik ka thënë se , “se gjuha shqipe nuk do të jetë zyrtare në të gjitha institucionet e shtetit”.

Kjo është loja që ka vënë në skenë kazani mediatik i DUI-t, për gjasme zyrtarizimin e gjuhës shqipe në mbarë vendin, që në fakt ajo është mballomë e MO, ku është përcaktuar qartë përdorimi i gjuhëve të 20% në nivel lokal.

Propaganda e kazanit mediatik dhe e kazanit politik shqiptar shpërndajnë lajme të pavërteta që nga nënshkrimi i paçavures MO, për statusin e avancuar politik të shqiptarëve që praktikisht konsiston me statusin e qytetarit të dorës së dytë.

Kështu, kazanxhinjtë mediatik e politik janë bashkuar në propagandimin dhe shpërndarjen e plehrave të tyre për publikun siç janë lajmet e ditës, duke u kapërdisur me ”salltanet” në komisionet parlamentare se do të krijojnë Inspektoriatin për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët si arritjen më të madhe në demonkracinë sllave.

Ndërsa deputetët komitë të VMRO-së, kanë shprehur rezerva për krijimin e Institutit në fjalë pasi e shohin si të hershëm krijimin e tij.

Statusi politik dhe miratimi i ligjit për gjuhët (e pakicave ) në vend, për shqiptarët e thjeshtë dhe atdhetarë paraqet skllavërinë e re, të cilën e nënshkruan të gjitha subjektet politike shqiptare me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, me një akt të tillë u bë shkelje e rëndë e dinjitetit të popullit shqiptar, (që në gjuhën e thjeshtë popullore do të thotë tradhti) ku shqiptarët edhe më tej do të trajtohen si pakicë etnike dhe si popull nomad apo arixhinj pa banim fiks.

Këtë hiperbolizim për krijimin e Inspektoriatit për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët (e bashkësive etnike të 20%) po e bëjnë zhurmuesit e kazanit të plehrave mediatike dhe politike nga qëndrat e tyre si Shkupi dhe Tetova, që në fakt është përdhosje dhe denigrim i identitetit kombëtar shqiptar.