KB Shkupi me pesë përforcimet e reja, atakon fitore ndaj Gostivarit Klubi i Basketbollit Shkupi, i cili po realizon ëndrrën e sajë duke bërë gara në Ligën e Parë të Basketbollit në vend, të shtunën në sallën “Shaban Tërstena” në Çair do ta ketë përballë ekipin e Gostivarit, njofton FOL.mk

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e 15 në LPBM. Skuadra e Shkupit përfundimin e sezonit do ta pretë me shumë seriozitet, edhe pse kualitetet e ekipit mysafir janë të njohura në opinion. KB Shkupi për fundin e sezonit ka sjellë në radhët e veta disa përforcime më të cilët do të atakohet qëndrimi në Ligën e Parë.

Përforcimet e sjellura: 1. Donzel Hill 2. Jonathan Dogbo 3. Ervin Cogo 4. Viktor Serafimovski 5. Darius Rendolf Ndeshja në mes KB Shkupi dhe KB Gostivari, do të luhet të shtunën me fillim në ora 19:00 në sallën “Shaban Tërstena” në Çair.