Komisioni shtetëror zgjedhor sot ka ndarë çertifikatën për President të Maqedonisë së Veriut, fituusit të zgjedhjeve të 5 majit, Stevo Pendarovskit.

Ky akt  paraqet hapin e parë të barazisë gjuhësore edhe në institucionin e Presidentit të cilën e refuzonte ish Presidenti Ivanov duke mos nënshkruar ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ky  ligj miratuar menjëherë pas zgjedhjeve të dhjetorit të 2016 erdhi si rezultat i kushtëzimit të Ziadin Selës  për formimin e Qeverisë. Megjithëse kishte presione si nga kryeministri Zaev,  kryetari i BDI-së dhe komisioneri  Johannes Han që ligji të shtyhej për një kohë më të përshtatshme, pasi që në agjendën e prioriteteve të Qeverisë ishte marrëveshja me Greqinë, por  falë insistimit të Selës që ligji të miratohej në 100 ditësh e parë të qeverisë , në të kundërtën do ta lëshonte qeverinë në një kohë kur numrat e deputetëve të Selës ishin garanca e mbijetesës së qeverisë.

Pra falë kësaj këmbëngulje në një kohë kur të tjerët ishin të gatshëm të lehtë të hjekin dorë nga sjellja e menjëhershme e Ligjit të Gjuhëve sot edhe institucioni KSHZ, është i detyruar që të respektojë ligjin dhe akti I dhënies së çertifikatën ka rezultuar  me çertifikatë dygjuhësore për Presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski./fol.mk