Këngëtari Shkodran Tolaj ka përjetuar një situatë të sikletshme në Kërçovë, Maqedoni.

Ai përmes një video të publikuar në Facebook, ka treguar se teksa po xhironte klipin e këngës ‘Kërçovari’ në këtë vend, është sulmuar fizikisht nga një grup i maqedonëve, shkruan lajmi.net

Këto sulme, i kanë sjellë atij lëndime trupore të shoqëruara edhe me gjakosje, duke bërë kështu që t’i drejtohet spitalit të Kërçovës.

Pas videos, Shkodrani ka publikuar edhe një status në Facebook, ku tha se sulmet e tilla nuk e ndalojnë dhe se për atdheun e tij e derdh gjakun.

Po ashtu, tenori I bëri thirrje mërgimtarëve kërçovarë që të t’i bashkohen në Uskanë me 15 tetor për të festuar fitoren e madhe dhe vetëm atëherë ai do i harrojë plagët që i mori sot.

screenshot_2