Mosmarrëveshjet brenda Lëvizjes Besa sa vijnë duke u shtuar.

Pas paralajmërimit të hapjes së zyrës së re të krahut problematik të Shkupit në Tetovë, para pak çastesh është keqpërdorur në mënyrë shumë të ulët dhe të turpshme profili zyrtar i Kryetarit Bilall Kasami, profil ky që u hakua nga njerëz që organizuan puçin ndaj kryetarit legjitim të Besës.

Në postimin e fundit nga grupi keqbërës thuhet se gjoja Kryetari Kasami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryetarit dhe se u kërkon falje besatarëve për dëmin e shkaktuar dhe se i njëjti këtë veprim e ka bërë kundër vullneti të tij.

Ndërkaq, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryetarit të Besës Bilall Kasami që nëpërmjet profilit të tij privat në fejsbuk, që e ka  vënë në përdorim nga dita e sotme  demanton publikim e keqbërësve të profilit zyrtar duke thënë se paturpësia e disa personave për të nxirë imazhin e tij nuk njeh kufij.

Ja edhe reagimi i kryetarit Kasami:

Të nderuar miq,
“Paturpësia e disa personave për të nxirë imazhin tim nuk njeh kufij. Kanë hakuar faqen time zyrtare dhe janë duke e keqpërdorur në mënyrën më të ulët. Ky është profili im personal, që e kam përdorur më herët dhe sot e riaktivizova, kurse sa i përket faqes sime zyrtare të hakuar është angazhuar avokat dhe keqbërësit do të përgjigjen para ligjit.
Me nderime, Bilall Kasami.