Ish-Kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dhe dy punonjës komunal janë arrestuar sot për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Jakimovski derisa ishte kryetar komune, ka kryer legalizim të tokës me çka e ka zvogëluar çmimin e tokës shtetërore. Vlerësimet e repartit për krim të organizuar janë janë keqpërdorur një milion euro, kjo përbën ndryshim midis çmimit real dhe shitjes në bazë të procesit të legalizimit.

Jakimovski dhe dy të punësuar janë arrestuar mëngjesin e sotëm. Jakimovski duheshe të dorëzohet para gjykatësit në procedurën paraprake në Gjyqin Penal.

Në gusht të vitit 2018 i ishin shqiptuar masa kujdesi në hetimin e hapur të prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nga Tetori i vitit të kaluar ai dyshohet në hetimin e rastit të PSP-së “ Harmonia”.