Një grupë qytetarësh kanë nënshkruar një peticion on-line duke kërkuar që të kthehet orari i vjetër i punës në administratë prej në 7 të mëngjesit deri në ora 15 në vend të orarit të tanishëm 08:30-16:30. Iniciativa të ngjajshme ka patur edhe më herët por qeveria insiston në “orarin evropian të punës”.

Shumë qytetarë janë të pakënaqur me orarin ekzistues i cili ua merr pjesën më të madhe të ditës dhe ankohen se pas pune u ngelen shumë pak orë për familjen dhe pushim. Përveç kësaj, iniciatorët e këtij peticioni argumentojnë se me orar pune 07-15 do të kursehet rrymë për ftohje gjatë verës dhe për ngrohje gjatë dimrit. Gjithashtu thuhet, në peticion, se punëtorët janë më kreativ gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa pasdite do të kenë më tepër kohë për fëmijët dhe kjo vlen sidomos për familjet me 2 të punësuar.

Sipas një ankete të zhvilluar me të punësuar në administratë, mbi 75% e tyre janë të pakënaqur nga orari evropian i punës 08:30-16:30.