Këshilli i Prokurorëve Publikë, në mbledhjen që është caktuar nesër, do të shikon kandidaturat e paraqitura të kandidatëve për pasardhës të Marko Zvërlevskit, gjegjësishtë për zgjedhjen e Prokurorit Publik të ri, transmeton Zhurnal.

Kandidaturat, 23 në numër, Qeveria deri tek Këshilli i ka dorëzuar më 20 e këtij muji, që si pritet shikimi të mbarojë deri në fund të javës dhe këshilli të deklarojë se për cilin do të japin vlerësim pozitiv,mëson “Fokus”.

Sipas procedurës ligjore, Këshilli i Prokurorëve Publikë nga kërkesa e Qeverisë në afat prej 15 ditëve do të dorëzon në formë të shkruar mendimin pozitv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Ndër kandidatët më të përfolur janë Lubomir Joveski, i cili ishte edhe zëvnendës i Prokurorit Publik Republikan.

Avokati Zvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov, Aleksandar Tortevski janë avokatët e paraqitur, Profesiori Sejfulla Osmani dhe noterja Lorija Vanevska, të cilët njoftuan se do të inkuadrohen në garë.