Këshilltarët e Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës, sot në seancën e 24-të, kanë polemizuar me kryekomunaren Teuta Arifi, në lidhje me kërkesat e tyre për atë se çfarë ka nevojë Tetova.

Në vijim mund t’i lexoni disa nga kërkesat e këshilltarëve të Lëvizjes Besa, edhe atë:

1.Në pikën e propozim vendimit për marrjen e borxhit të NP “Parkingu i Qytetit Tetova”- kjo ndërmarrje ka krijuar borxh prej 10,832,435 denar apo 176,137 euro, borxhe të krijuara ndaj kompanive që i kanë kryer shërbime kësaj ndërmarrje. Kush do të mer përgjegjësi për borxhin e pashlyer të kësaj ndërmarrje, ku kanë shkuar te hyrat nga parkinget, bllokadat që janë mbledhur nga qytetarët?
Tash qytetarët do paguajnë për biletat e tyre nëpërmjet sms, do paguajnë bllokatorët, por edhe tatimet që do mblidhen në Komunë do shkojnë për të mbuluar borxhin e ndërmarrjes?
Kush mbart përgjegjësi për këtë dështim të ndërmarrjes dhe dy herë pagese të qytetarëve për vetëm një shërbim të marr?
A ka keqpërdorime të mjeteve në këtë ndërmarrje?

2. Në fushën e Rebalancit të buxhetit për këto muaj që na kanë ngelur deri në fund të 2019, komuna nuk ndan mjete për gjelbërim e mbjellje të drunjve, nuk ndan mjete për parkingje të reja, qe dita ditës kemi më shumë nevojë, nuk ndanë mjete për ndërtimin e sinjalizimit të trafikut, nuk ndan mjete për investime kapitale ne zhvillim të turizmit dhe nxitjes ekonomike në vend?

3. Raporti financiar për punën e NPK “Tetova” Tetovë – kjo ndërmarrje si çdo raport 3 mujorsh, edhe këtë periudhë vazhdon del në humbje!

4. Vendim për themelim të ndërmarrjes Tetova Transport Tetovë – një ndërmarrje e themeluar ne vitin 2014 po edhe në atë 2016 me këshill drejtues, ndërsa ende nuk ekzistojnë autobusat, shpresojmë që këtë vit të jetë serioze themelimi i kësaj ndërmarrje, jo vetëm në letër!

Në vijim mund ta shikoni fjalimin e njërit prej këshilltarëve të Besës.