Pas dështimit të votimit të Ligjit për amnesti të propozuar nga ministria e drejtësisë, munistri kjo që drejtohet nga kuadër i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar këshilltari i kryeministrit Kurti Bekim Qoku.
Ja edhe reagimi i Qokut:

Në kuvend ka shumicë e pakicë, pozitë e opozitë. Ky është fakt i ditur për demokracitë liberale. Kjo shkruhet në çdo libër shkollor mbi politikën apo institucionet.

Por që të ketë pozitë-opozitë edhe brenda qeverisë, këtë dukuri e has vetëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Librat shkollor duhet të rishkruhen.

Kështu që, për Maqedoninë e Veriut duhet shpikur një term i ri për mënyrën e funksionimit të qeverisë apo koalicionit qeveritar. Psh, kur të thonë “partia jonë është pjesë e koalicionit qeverisës”, duhet t’i pyesësh “A jeni pozitë apo opozitë në qeveri” ose “A luani apo rrini gjithmonë në bankinë?”.