Akoma pa përmbushur një vit mandat, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dështoi në tre përcaktimet për të cilat ishte betuar politikisht se do t’i realizon: udhëzimi administrativ për përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes, parandalimi i Kodit Penal me dispozita amnistuese dhe sot Ligji për amnisti.
Si për ters, Lloga ishte kundër Kodit Penal, por ai u miratua, Lloga ishte pro ligjit për amnisti të njëjtit nuk i kaloi nevoja. I pari i drejtësisë kishte paralajmëruar se rrëzimi i amnistisë nuk do të sjell pasoja politike brenda shumicës parlamentare.

“Nëse bllokohet, do iu dërgojë të gjithë deputetëve përveç albumit ke kushtet e burgut të Idrizovës do ua dërgojë edhe nga një pasqyrë që ta shohin veten para pasqyrës, publikut dhe familjes vetë dhe nuk mund të lejojmë që njerëz të dënuar nga pakujdesia të kthehen si kriminel në shtëpi”, kishte deklaruar Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Për miratimin e Kodit Penal pa nënshkrimin e tij, Lloga kishte deklaruar se propozimi është dorëzuar në Kuvend gjatë kohës kur ai ndodhej jashtë shtetit dhe se zëvendësja ka shfrytëzuar mungesën e tij për ta dorëzuar draftin në Kuvend.

Madje arsyetimin e bazonte edhe më fortë në faktin se Lloga nuk kishte marrë pjesë as në mbledhjen e Qeverisë kur propozimi kishte marr dritën jeshile.

“Autorizimi është i përcaktuar në Ligjin mbi Qeverinë, kështu që unë nuk jam askush që ta autorizoj ose jo dikë në shtet”, kishte thënë Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

Më 27 shtator Lloga u gjet i pafuqishëm para Gjykatës Kushtetuese e cila i hodhi poshtë udhëzimin administrativ për certifikatat e lindjes duke e vlerësuar si jo kushtetues për faktin se në Gazetën Zyrtare është publikuar jashtë kritereve kushtetuese.

Lloga i cili më 5 korrik kishte iniciuar dhjetëra nisma që nuk ishin publikuar në Gazetën Zyrtare me kohë, duke deklaruar se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka hapur kutinë e Pandorës.

Vendimi i 27 shtatorit nga ana e Llogës kaloi vetëm me përshëndetje dhe duke paralajmëruar udhëzim të ri vetëm për certifikatat e lindjes, por deri sot asgjë konkrete. Së fundi ai ka paralajmëruar një propozim-ligj të ri, atë për falje përmes të cilit pretendon t’i shkurton të presidentit të drejtën e abolimit në procedura parahetimore, hetimore, akuzuese dhe pas dënimeve efektive. / Alsat/