Vera e këtij viti po duket të jetë ndër më të nxehtat që kemi parë ndonjëherë. Shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë tanimë kanë nisur planet e tyre se ku do t’i kalojnë pushimet verore.

Instituti Hidrometeorologjik ka treguar se si do të jetë moti mbi vendin tonë gjatë këtyre dy muajve.

Temperaturat në vazhdim do të jenë prej 30 deri 32 gradë celsius, do të ketë reshje të pakta, është mungesë e reshjeve gjatë gjithë muajit korrik, pastaj ditëve në vijim temperaturat do të jenë në pikat e normales së mesatares. Pastaj muaji gusht sipas parashikimeve numerike do të jetë më i freskët se sa muaji korrik.