Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për nevojën e nënshkrimit të memorandumit për mirkuptim për tejkalimin e gjendjeve lidhur me punën e Shoqatës për prodhim, tregti dhe shërbime “Jugohrom” në Jegunovcë, përcjell Fol.

Qeveria e miratoi këtë vendim me qëllim të vetëm që të tejkalohen problemet në këtë kompani që çuan drejt ndaljes së punës së saj, pasi që administrata e saj nuk i siguroi standardet e domosdoshme ekologjike të caktuara për këtë lloj të industrisë, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Pasi disa takimeve dhe bisedimeve mes përfaqësuesve të kompanisë, sindikatës së ‘Jugohromit’ dhe të organizatave qytetare ekologjike, është sjellur përfundim i përbashkët se të gjitha subjektet e cekura janë të interesuara për vazhdimin me punë të kompanisë.

Qeveria, gjithashtu tregon gatishmërinë e vetë, përmes organeve kompetente menjëherë pas përmbushjes së kushteve, të jep lejen ekologjike, e nevojshme për vazhdimin me punë të kombinatit dhe garanton se procedura do të përfundohet në afat sa më të shkurtë. /Fol/