Dje me 15 Tetorë në zgjedhjet lokale të mbajtura në Maqedoni si parti me më shumë vota ishte BDI ndërkaq ajo që suprizoi ishte Aleanca për Shqiptarë e cila u rradhit e dyta duke dyfishuar rezultatin nga zgjedhjet parlamentare dhe pas saj u rradhit Lëvizja Besa.

Analisti Robert Nesimi në llogarin e tij në facebook ka publikuar nje statistikë ku ka rradhitur partitë shqiptare në bazë të numrit më te madh të këshilltarve të fituar.E para është rradhitur BDIe cila ka gjithësej 89 618 vota që përbën 42% të votave shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela rradhitet si e dyta për listat e këshilltarëve e cila ka fituar 49 162 vota që përbën 23 % të elektoratit shqiptar dhe në fund Levizja Besa me 46.534 vota që përbën 22% të elektoratit shqiptar.

Pas këtyre partive rradhiten PDSH Aleanca per Shqiptare (Unitet -RDK) si dhe partit tjera të cilat kanë më pak se 8%./fol.mk