Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë, përkatësisht me 21.05.2022 (e shtunë) dhe 22.05.2022 (e diel), në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektimi ajror kundër mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit. Kjo është spërkatja e tretë, e dyta është kryer në periudhën prej datës 17.05 deri më 20.05.2022 dhe e para me datë 29.04.2022, e cila ka filluar me kohë këtë proces. Nëse kushtet atmosferike janë të pafavorshme, dezinsektimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.

Nga Qyteti Shkupit njoftojnë bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve me kohë.