Donald Trump, njeri kryesor i politikave amerikane, dikur ka qenë i pranishëm në disa emisione televizive, seriale e filma.

Donald Trump, krijuesi i “The Apprentice” dhe një prej personazheve më të përfolura në botën e të pasurve, dikur është paraqitur në serialet si “Princi i Bel Air”, “Sex and the city” apo “Home Alone 2: Lost in New York”, shkruan KultPlus.

Trump ka befasuar me paraqitjet e tij si statist dhe me rolet shumë të vogla në krahasim me serialet e tilla, disa mjaft të suksesshme. Në Spin City ai erdhi krahas aktorëve kryesorë, ndërsa ishte edhe në krah të Fran Drescher tek “The Nanny”.