Sipas një studimi, mënyra më e mirë për të humbur peshë është të zbatoni një dietë e cila në përmbajtje ka shumë pak karbohidrate.
Mirëpo një raport i ri paralajmëron se kjo është e shëndetshme vetëm gjashtë muaj, para se metabolizmi juaj të fillojë të ngadalësohet.
Doktorët në Mayo Clinic në Arizona të Shteteve të Bashkuara, thonë se njerëzit të cilët hanë më pak karbohidrate gjatë dietës, e rrisin konsumin e mishit dhe kjo bën që ata të konsumojnë ushqim më të pashëndetshëm.
Sipas mjekëve të kësaj klinike, efektet e dietës fillojnë të bien pas gjashtë muaj edhe nëse konsumoni pak karbohidrate.