Moti në Maqedoni ka ndryshuar dhe tani pritet që të ketë reshje të borës dhe shiut në disa lokalitete të ndryshme.

Temperaturat e ulta dhe mungesa e diellit kanë krijuar kushte që të ketë borë.

Krusheva, Mali Sharr, Mavrova dhe Llazaropole janë mbuluar me borë.

Edhe pse me nga dy centimetra trashësi, bora e bardhë i zbukuron këto vende.

Më ftohtë ka qenë në Mavrovë ku temperatura është ulur deri në -4 gradë Celsius.