Publicisti Kim Mehmeti ka bështetur protestën që organizohet nesër në Tiranë, përpara godinës së Kryeministrisë, që kundërshton faljen e detit nga autoritetet shqiptare për Greqinë.

Protesta është thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile, pas deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, sipas të cilit nga negociatat e zhvilluara me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, është rënë dakort që ujrat territoriale të Greqisë të zgjerohen me 12 milje, bazuar në kufirin e ri detar.

Kliko per me shume info
“Duke mbrojtur partitë dhe pushtetarët, harruam si mbrohet atdheu! Dhe na mbërtheu verbëria që nuk na lë të shohim rininë e pashpresë që i braktisë tokat e të parëve, duke i lënë ato si kopshte pa rojtarë e pa pronarë!

Me çka “Shqipëritë’ tona po bëhen pronë e pushtetarëve të cilët, duke mos mundur të gjejnë blerës për ne, ‘shesin’ tokat dhe ujërat e shqiptarisë, pa na e treguar ‘çmimin’ e shitjes!

Dhe kështu, ishim dhe mbetëm popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë!

Popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato!”, shkruan publicisti Kim Mehmeti, në rrjetet sociale.