Disa orë pas përhapjes së informacionit se “militantët po përgatiten për të kryer sulme në territorin e Venezuelës dhe ndërsa vendi, i cili ende ka nevojë për energji elektrike, përballet me një sulm me bomba elektromagnetike, Kina ka vendosur të dërgojë trupat e saj në Venezuelë,

ku ato duhet të marrin pjesë së bashku me 100 këshilltarët ushtarakë rusë në përgatitjet për luftën e supozuar për të kundërshtuar aktet e sabotazhit apo edhe manovrat ushtarake destabilizizuese nga Shtetet e Bashkuara. Disa orë pas përhapjes së informacionit se “militantët po përgatiten për të kryer sulme në territorin e Venezuelës dhe ndërsa vendi, i cili ende ka nevojë për energji elektrike, përballet me një sulm me bomba elektromagnetike, Kina ka vendosur të dërgojë trupat e saj në Venezuelë, ku ato duhet të marrin pjesë së bashku me 100 këshilltarët ushtarakë rusë në përgatitjet për luftën e supozuar për të kundërshtuar aktet e sabotazhit apo edhe manovrat ushtarake destabilizizuese nga Shtetet e Bashkuara. Në ditët e fundit, bateritë raketore S-300 janë vendosur në gjendje gatishmërie në jug të Karakasit dhe Rusia pretendon se ka hapur një qendër trajnimi për pilotët venezuelianë. Është në këtë kontekst që një grup prej 120 ushtarësh të Ushtrisë Popullore Kineze u dislokuan në ishullin Margarita në brigjet e Venezuelës. Zyrtarisht, ushtria kineze është përgjegjëse për shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe ofrimin e asistencës teknike për popullatën, por burimet e informuara thonë se personeli ushtarak kinez gjithashtu përfshin specialistë të luftës kibernetike në radhët e tij. Ushtria kineze rrallë është mobilizuar në misionet jashtë kufitare, veçanërisht në Amerikën Latine. Ky është një hap jashtëzakonisht i fortë në politikën e re ushtarake të Kinës që nuk përjashton një konfrontim të mundshëm ushtarak me “armikun” kur një vend miqësor dhe aleat është në rrezik. Më parë, Rusia dërgoi të shtunën (27 mars) një avion transportues ushtarak An-124, një avion të linjës IL-62M dhe më shumë se 100 ushtarakë në Venezuelë, pas tensioneve në rritje midis Karakasit dhe Uashingtonit. Ekspertët shënojnë mbi të gjitha koordinimin që ekziston midis Pekinit dhe Moskës në Venezuelë, ku interesat e naftës janë shumë të mëdha. Dislokimi ushtarak i aleatëve të shtetit venezuelian nuk i referohet vetëm shqetësimeve të energjisë. Ai gjithashtu dërgon një mesazh të qartë në Shtëpinë e Bardhë e cila tani është duke kërcënuar përveç Venezuelës, edhe aleatët e saj rusë dhe kinezë: Moska dhe Pekini nuk do të lënë vetëm shtetin venezuelian përballë makinacioneve amerikane. Në Venezuelë, Kina sapo ka ndërmarrë një hap të parë, i cili jep një ide se çfarë mund të ishte një front anti-imperialist me një angazhim të fortë ushtarak në vitet në vijim, thotë Amir Abolfath, ekspert iranian për çështjet ndërkombëtare, i cili shton: “Për momentin nuk e dimë se çka po mbajnë anijet luftarake kineze që sapo kanë hyrë në ishullin Margarita, por jemi të vetëdijshëm se aeroplanët luftarakë rusë të aftë për të lëshuar raketa bërthamore janë tashmë në Karakas”.