MPB Maqedoni informon se më 19.06.2022 rreth orës 12:10 në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë zbardhur gjashtë vjedhje të motoçikletave dhe kanë arrestuar V.N (26) nga Tetova.

Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se muajin e kaluar dhe këtë muaj ka marrë ilegalisht gjashtë motoçikleta, tre prej të cilave iu gjetën në banesë.

“Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve, dhe kundër V.N. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.