Nuk është keqpërdorim fakti që pagesa rrugore për të udhëtarët e huaj në Maqedoni kushton 1,5 euro, ndërsa për udhëtarët vendas 60 denarë, tha sot drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë, Zoran Kitanov.

“Edhe për mua ishte e çuditshme pse bëhet dallimi mes denarit dhe devizave, por kur të pyetni në Bankën Popullore, do ju sqarojnë se, për shkak se pagesa bëhet me monedha, mendoj se BPRM mban 25 deri më 30 për qind të shumave dhe kur këto do t’i ktheni në denarë, del se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim”, sqaroi Kitanovski.

Ai vlerëson se modernizimi i pagesave rrugore nuk nënkupton largim nga puna të punonjësve aktual.

“Duhet të ketë periudhë të përshtatjes qv do të zgjasë disa vite. Praktika do të tregojë se sa qytetarët do të përshtaten në përdorimin e kartelave me parapagesë dhe atyre elektronike”, tha Kitanov