Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë sot në mëngjes po zhvillohen në korsi të lagura, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacioni në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacioni vjen nga ana e Maqedonisë në kalimet kufitare, njofton AIM.

LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.