Pas takimeve dhe dakordimeve në mes krerëve të ASH-së dhe Lëvizjes Besa, sot është publikuar edhe dokument-marrëveshjeja zyrtare, si dhe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në krijimin e këshillave komunale, njofton Fol.

Partitë e njoftojnë opinionin me këtë zotim:

”Zotohemi se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të bashkëpunojmë në interes të votuesit shqiptar në Maqedoni, duke i ofruar koalicion që e mundëson fuqizimin dhe maksimalizimin e votës shqiptare, por edhe që e pengon mundësinë që të tjerët t’i përcaktojnë fituesit e komunave shqiptare. Zotohemi se do ta mbështesim njëri-tjetrin në raundin e dytë, duke i përkrahur në mënyrë të ndërsjellë kandidatët për kryetarë komunash të partive përkatëse. Zotohemi se jemi të gatshëm që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në krijimin e këshillave komunale si dhe bashkëqeverisjes me pushtetin lokal. Zotohemi se do të angazhohemi me gjithë kapacitetin tonë dhe me resurset që i kemi, që ky synim të jetësohet.

Me këtë rast Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët i bëjnë thirrje gjithë popullatës shqiptare në Maqedoni, që në mënyrë sa më masovike të dalë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke i mbështetur kandidatët për kryetarë komunash të këtij koalicioni. Në veçanti u bën thirrje aktivistëve të strukturave partiake, që të angazhohen nëpër shtabet përkatëse komunale e lokale, duke ndihmuar që shqiptarët të mund të shpëtojnë nga ky përfaqësim dhe degradim që i ndodhë kombit tonë në Maqedoni.
Ne e dëgjuam zërin e popullit shqiptar!

Bilall Kasami
Zijadin Sela”. /Fol/