Ka mbaruar procesi zgjedhor në Maqedoni. Tani ka filluar numërimi i votave. Në vijim i keni përqindjet e numërimit të votave të numëruara deri më tani, njofton Fol.

Në Komunën e Tetovës, janë numëruar 16.24% të votave, në Коmunën e Kumanovës janë numëruar 28.74%, në Kërçovë 32.50%, në Studeniçan 35.48%, në Zhelinë 8.57%, në Tearcë 26.67%, në Vrapçisht 53.85%, në Komunën e Bogovinës 10%, në Bërvenicë 66.67%, Komuna e Sarajit 8.70%, Haraçinë 46,15%, Bashkia e Shkupit 5.40%, Çairi 5.81  Në vijim lexoni portalin Fol për tu informuar rreth rezultateve dhe votave të numëruara.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar në faqen e saj zyrtare rezultatet fillestare për kandidatët në komunat ku garojnë. LSDM udhëheq në 37 komuna, OBRM-PDUKM në 15 dhe BDI në 4 komuna.

Përndryshe në shumë komuna, partitë shkojnë në balotazh njëra me tjetrën. Zgjedhjet e rrethit të dytë mbahen më 29 tetor 2017. /Fol/