Në emisionin Click Plus me temë ‘Ngritja dhe rënia e Aleancës’, i ftuar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike dhe prishjen e koalicionit dhe marrëveshjen me kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Fol.

Në lidhje me akuzat e Ali Ahmetit në emisionin e fundit po në këtë emision, Sela ka ironizuar atë, duke thënë se Ahmeti me nervozën e tij në paraqitjen e tij të fundit ka shprehur sentimentalizëm dhe se njeriu sa më në moshë të hyjë, bëhet më sentimental, por sikurse të kishte sentimentalizëm këto 15-vite, Sela ka nënkuptuar se gjendja e shqiptarëve do të ishte më e mirë.

Sela poashtu ka shtuar se asgjë nuk ka personale me Ali Ahmetin dhe se e vërteta për të është e plotë kur nuk është pa bisht. Ahmeti ka thënë se nuk është e vërtetë në shtëpinë е Selës pas ngjarjeve të 27-prill. Në spital është e vërtetë, mirëpo në shtëpi po. Nga ana tjetër Sela ka thënë se ai vetë ka qenë në shtëpinë e Ahmetit. Sela thotë se në shtëpinë e Ahmetit ka qenë për arsyen e Ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe dhe të sillet tamam një ligj i tillë. /Fol/