Shkupi gjatë fundjavës ka qenë në rrezik të madh nga ndotja pasi në aplikacionin që tregon ndotjen nëpër qytete të ndryshme tregon për ndotje të ajrit 24 herë më të lartë nga e lejuara.

 

Fotografia që tregon se Shkupi ka qenë super i ndotur është bërë dje nga fotografi Donce Ilijoski.

Gjatë natës në mes së shtunës dhe të dielës niveli i ndotjes ka arritur deri në 1218 gram për metër kub ndotje.

Ndotja e lejuar sipas konventave ndërkombëtare është 50 gram për metër kub. Nga kjo kuptohet se ndotja e ajrit në Shkup për fundjavë ka qenë 24 herë më shumë se e lejuara. /Telegrafi/