Historia e Patricia Kopta-s duket se është marrë nga një film hollivudian. 83-vjeçarja, e cila u pa për herë të fundit në qershor të vitit 1992, u gjet 31 vjet më vonë, pasi të gjitha shpresat për të qenë e gjallë ishin zhdukur.

Pasi u zhduk nga vendlindja e saj, Pittsburgh, më shumë se 3 dekada më parë, Kopta e cila vuan nga demenca, u gjet në një shtëpi pleqsh në Puerto Riko ku ndodhet që nga viti 1999. Ata arritën ta gjurmonin falë një punonjësi social, i cili ishte i shqetësuar për mirëqenien e saj. Dhe u desh gati një vit që mostra e ADN-së të konfirmonte identitetin e saj dhe të provonte se ajo ishte vërtet Patricia.

Kur u zhduk, Patricia la pas motrën e saj më të vogël Gloria dhe bashkëshortin e saj Robert, me të cilin u martua në 1972.
Roberti, i cili tani është 86 vjeç, shpjegoi se gruaja e tij vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe se me kalimin e viteve sjellja e saj u bë më e paqëndrueshme. Ai shpjegoi: “Diçka duhet të ketë ndodhur. Dikush iu afrua asaj sepse ajo filloi duke thënë: “bota do të marrë fund”.
Burri shtoi më tej se Patricia endej vërdalëë duke u thënë të huajve të shkonin në shtëpi sepse bota do të merrte fund për tre ditë.

Njerëzit në rrugë e quanin Patricia-n “Harabeli” për shkak të fytyrës së saj të vogël. Kopta ka punuar në një kompani qelqi për 10 vjet, por u desh ta linte për shkak të migrenës që mjekët thanë se ishin për shkak të stresit. Më pas ajo filloi një punë si operatore ashensori. Me flokët e saj të errët dhe sytë e gjelbër njerëzit menduan se e reja e atëhershme “dukej si një stjuardesë e linjës ajrore nga fillimi i viteve 1960.” Motra e saj kujton, “Ajo thjesht e donte oqeanin, plazhin, rrezet e diellit të ngrohtë” dhe tha se Patricia e re shpesh bënte pushime në Porto Riko përpara se të takonte bashkëshortin e saj Robertin.

Gjërat u përkeqësuan në fillim të viteve ’90 kur Patricia u grabit dhe i vodhën unazën e fejesës. Më vonë ajo pati disa takime me policinë dhe madje u arrestua. Roberti shpjegoi se gruaja e tij e kishte zakon të zhdukej për periudha të shkurtra kohore. Ai vuri në dukje: “Unë u ktheva në shtëpi një natë dhe ajo sapo kishte ikur dhe askush nuk e di se ku është.”
Por pas gati 6 muajsh që ajo nuk u kthye në shtëpi, ai paraqiti një raport për një person të zhdukur dhe njoftoi policinë për zhdukjen e saj. Roberti nuk u martua përsëri, megjithatë ai nuk ka plane ta shohë Patricia-n dhe pranon se tani dëshiron ta harrojë të kaluarën, edhe pse thotë se gjetja e saj është një lehtësim për mendjen e tij.

Motra e Patricia-s, Gloria, dëshiron të udhëtojë në Porto Riko për të parë motrën e saj, duke qenë se ajo nuk mund të bëjë një bisedë telefonike me të për shkak të demencës. Gloria vuri në dukje, “Pavarësisht nëse ajo më njeh apo jo, unë ende dua ta shoh, ta përqafoj dhe t’i them se e dua.” Kopta kishte një motër binjake e cila ndërroi jetë pa e ditur që motra e saj ishte ende gjallë