Kleriku shiit dënoi vrasjen e 87 njerëzve, duke përfshirë 31 fëmijë, në një sulm të dyshuar kimik që ndodhi javën e kaluar. “Konsideroj se është më mirë për Presidentin Bashar al-Assad që të japë dorëheqje dhe të lërë pushtetin”, tha ai në një qëndrim, shkruan France24.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjuajtën 59 raketa në një bazë ajrore në Siri të premten për ta dënuar Damaskun, pavarësisht mohimeve për përgjegjësi. Sadr, që udhëhoqi një ‘milici’ që luftoi okupimin amerikan të Irakut, dënoi gjithashtu edhe sulmin me raketa të SHBA-së, duke i urdhëruar të gjitha palët e përfshira në Siri të tërhiqen.

Dhjetëra milici shiit të Irakut, disa prej tyre të mbështetura direkt nga Irani, janë duke e ndihmuar Asadin në konfliktin në Siri duke i dërguar njësi ushtarake përtej kufirit. Sadr, megjithatë, shihet si një nacionalist.