Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAativA mbrëmë ishin bashkë me qytetarët e Kumanovës. Gjatë këtij takimi kryetari i ASH Ziadin Sela, deklaroi se fuqia e ndryshimit është në duart e çdo shqiptari prej ku edhe ju bëri thirrje që çdo qytetarë shqiptarë të dale dhe të votoj për të sjellë ndryshimin. Bashkë me AAA-ASH I pranishëm ishte edhe ish ministri i jashtëm i Kosovës dhe zyrtar i lartë i VV-së, Glauk Konjufca.

“Jemi para një momenti të rëndësishëm, fuqi absolute në dorën tuaj për të votuar dhe për të sjell ndryshimin më 15 korrik. Ndryshim kaq shumë i pritur të cilin ne e presim të gjithë si shqiptar. Kuptohet që zhvillohet një situatë e pakëndshme për ne. Ne shfrytëzojmë rastin që tu bëjmë apel vëllezërve dhe motrave tona dhe tu themi shumë qartë pa asnjë dilemë ne vijmë me paqe, ne vijmë fisnik ashtu si janë shqiptarët”, deklaroi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.