Ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Koxias i cili do të udhëheq delegacionin grek pritet të zbresë në aeroportin e Shkupit.

Kjo është hera e parë që një zyrtar grek të vijë në rrugë ajrore, gjë që i atribuohet ndërrimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Koxias do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, për t’u prezantuar drejtpërdrejt draft-propozimet greke e për të dëgjuar mendimin e Shkupit zyrtar rreth tyre.