Bashkimi Evropian pret që presidenti Gjorgje Ivanov të konsultohet me partitë dhe sa më shpejtë të përcaktoj mandatar të ri për formimin e një qeverie stabile. zëdhënësja e BE-së tha se përbërja e re qeveritare duhet të jetë e gjerë dhe të mbështetet në konsensus të fuqishëm reformues dhe bashkëpunim ndëretnik.
Brukseli pret që qeveria e ardhshme të respektojë marrëveshjen e Përzhinës por edhe të angazhohet për zgjidhjen e prioriteteve urgjente, që janë kyç për integrimin e plotë të Maqedonisë në BE dhe NATO.